Mustafa: Marrëveshje e balancuar, jemi në pozita të barabarta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të lexojë qartë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje të balancuar për qeverisje. Sipas kreut të LDK-së, dy partitë janë gati të barabarta, dhe për këtë arsye në arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës duhet të përfshihen gjitha postet institucionale, përfshirë postin e Presidentit. Deklaratat i bëri me rastin e 30-vjetorit të themelimit të LDK.