Shfaqja e variantit të ri të Covid-19 në vendin tonë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.
Në daljet publike, Ministrja e Shëndetësisë si dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve janë kujdesur të mos dalin në përfundime direkte. Sipas tyre po tregohet kujdes në pikat e testimit të shpejtë për zbulimin e rasteve të mundshme. Por, specialistët e Laboratorit në ISHP nuk përjashtojnë mundësinë që ky mutacion të shfaqet edhe në vendin tonë.