“Muzika s’mund të ndalet”, banda e rokut izolohet bashkë për të mbajtur gjallë pasionin

Në momentin e parë që botës iu komunikua të qëndronte në shtëpi për të shmangur infektimin nga koronavirusi, një bandë muzikore britanike kishte vetëm një mundësi për të zgjedhur: të braktisnin muzikën live ose të izoloheshin së bashku.
Nga një rezidencë në Detin e Veriut, performon grupi i quajtur “Sharpville Show” në kitarë, bateri, organo dhe bas ndërsa një qen Shitzu i shoqëron gjithmonë. Në vend që të karantinohen si miliona të tjerë, ata kanë zgjedhur të izolohen së bashku, në një zonë luksoze në Norfolk, në Anglinë lindore për të mbajtur gjallë pasionin e tyre.
“Kur bota nisi të mbyllej në shtëpi dhe të kujdesej për distancën sociale, unë arrita në përfundimin se mungesa e të luajturit do të kthehej në shqetësim dhe në një farë mënyre duhej gjetur një zgjidhje për ta përshtatur. Ngjan disi si shembulli i arkës së Noeut. Disa gjëra duhen ruajtur dhe më desh të mendoja diçka. Kjo edhe si një mënyrë për t’u identifikuar të ardhmen, si grupi që luante gjatë izolimit. Industria ka zgjedhur rrugën e shkurtër. Transmeton direkt nga platforma të ndryshme, performanca nga një studio në tjetër ku artistët luajnë virtualisht dhe vijnë në ekran të ndarë në disa dritare. Por ana tjetër e medaljes, është kjo. Që muzikantët mblidhen me njëri-tjetrin në një dhomë, duke performuar si të ishte një ansambël live. Kjo mungon tërësisht. Dhe është ajo që po përpiqemi të korrigjojmë”, thotë Todd Sharpville, themeluesi i bandës.