Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Naim Frashëri” në Korçë, shkollë diskriminuese

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 13:12 | Aktualitet
“Naim Frashëri” në Korçë, shkollë

Mungesa e politikave të duhura për gjithëpërfshirjen e nxënësve të komuniteteve të ndryshme, ka bërë që shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë të konsiderohet si një shkollë segreguese, thënë ndryshe, një shkolle që ka në shumicë të theksuar nxënës të një komunitetit të caktuar, që në rastin konkret është ai rom dhe egjiptian.

Por si u kthye kjo shkollë në gjendjen ku është tani, duke pasur parasysh që dikur ka qenë ndër shkollat më të mira të qarkut të Korçës.

Frekuentimi i shkollës gjithnjë e më shumë vetëm nga fëmijët e komunitetit rom, detyroi disa prindër që t’i drejtohen komisionerit të mbrojtjes kundër diskriminimit dhe 5 prej tyre e vijuan ankesën e tyre deri në Gjykatën e Strasburgut, e cila jo vetëm i ka dhënë të drejtë duke i dëmshpërblyer, por ka caktuar edhe detyra për institucionet arsimore, detyra të cilat nuk po zbatohen ende.

Në zbatim të udhëzimeve nga gjykata e Strasburgut, shkolla ose duhet të shkrihet fare si e tillë ose të gjenden mënyra për gjithëpërfshirje të nxënësve nga të gjitha kategoritë shoqërore. Gjatë vitit të kaluar mësimor, kjo shkollë u frekuentua nga 146 nxënës, pjesa më ë madhe e të cilëve i përkisnin komunitetit rom edhe egjiptian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani