Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

NATO bazë detare në Durrës, Rama takon Stoltenberg në Bruksel, i paraqet propozimin

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 15:40 | Aktualitet
NATO bazë detare në Durrës, Rama takon Stoltenberg në

Idenë e tij për vendosjen e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrës, kryeministri Rama ia prezantoi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, me të cilin zhvilloi një takim zyrtar në Bruskel.

“E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër”, tha Rama.

https://a2news.com/2022/07/13/rama-pas-takimit-me-stoltenberg-nato-te-vijoje-dialogun-me-serbine/

Stoltenberg kurseu komentet për propozimin e Kryeministrit, ndërsa vlerësoi kontributin e dhënë nga Shqipëria në aleancë. “Shqipëria kontribuon në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe në Bullgari dhe ju po kështu ndihmoni edhe në parandalimin e çdo agresioni kundër vendeve aleate të NATO-s. Po kështu ju kontribuoni në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO. Kështu që kryeministër Rama, i dashur Edi, faleminderit edhe një herë për kontributin e Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët. Pres me padurim që të vazhdoj të punoj me ju kështu që edhe një herë mirë se erdhët!”.

https://a2news.com/2022/07/13/stoltenberg-ne-takimin-me-ramen-mirepres-mbeshtetjen-e-shqiperise-per-ukrainen/

Në kuadër të strategjisë së re të Aleancës ndaj rajonit të Ballkanit, të diskutuar edhe në Samitin e Madridit, kryeminsitri cilësoi si të rëndësishme përfshirjen e Serbisë në dialog me NATO-n edhe pse nuk është anëtare, ndërsa kërkoi që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen. “Ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por ende është pjesë e rajonit tonë. Nga ana tjetër, pata dhe njëherë shansin t’ju them atë që kam përmendur tashmë në Samit. Nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është organizëm konsensual. Megjithatë, në kohët ku jetojmë, në këndvështrimin tim modest, është vërtetë e mençur që kjo të ri konsiderohet”.

Stoltenberg theksoi se Aleanca është e hapur dhe mori si shembull dy anëtarësimet e reja të Finlandës dhe Suedisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani