NATO, historia e një aleance

Publikuar më: 4/8/2022, ora 22:08

NATO, historia e një aleance

Publikuar më: 4/8/2022, ora 22:08

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut u themelua në vitin 1949 për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe 10 shtete europiane nënshkruan traktatin e Uashingtonit për krijimin e NATO-s. Në zemër të aleancës qëndronte neni 5, sipas të cilit, palët dakordësoheshin se një sulm i armatosur kundër njërit apo më shumë anëtarëve në Europë apo Amerikën e veriut duhej konsideruar si një sulm kundër të gjithëve. Pas luftës së ftohtë NATO u rikonceptua si një organizatë e bashkëpunimit për sigurinë, mandate i së cilës përfshinte dy objektivë kryesorë: të niste dialogun dhe bashkëpunimin me ish kundërshtarët e Paktit të Varshavës dhe të menaxhonte zonat e konfliktit në periferinë europiane, të tillë si Ballkani, dhe vendet ish-sovjetike.