Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

NATO në alarm, Rusia zgjeron prezencën ushtarake në Arktik

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 12:44 | Bota

Është një territor i ri dhe zgjerimi në të po bëhet për të gjitha arsyet e gabuara. Fqinjët po dynden në të. Rusia po sheh akujt në Arktik që po shkrihen shpejt dhe po mbush boshllëkun me prezencë ushtarake… fare pranë dyerve të Alaskës, diçka që nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë.

Çelësi është gjenerata e re e superarmëve, si Poseidoni. Raketa e re bërthamore që arrin një shpejtësi rreth 200 km/h, është ndërtuar, thonë zyrtarët rusë, që të kalojë pa u vënë re nga sistemet bregdetare të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Ajo mund të shkaktojë një cunami radioaktiviteti me ujë të kontaminuar.

Një raketë kundër anijeve lëshohet nga Flota Veriore Ruse pranë bazës së saj në Arktik. Pamjet: Ministria e Mbrojtjes së Rusisë

Ekspertët thanë për CNN se arma është shumë reale. Është testuar në afërsi të Norvegjisë, ndërsa inteligjenca e këtij shteti thotë se dëmi i madh nuk do të jetë vetëm ekologjik.

“Është në fazën e testit. Por është një sistem strategjik I drejtuar në shënjestra të caktuara… Prandaj ka një ndikim përtej rajonit, ku po e testojnë aktualisht”

Andreas Stensønes, Zv.Admiral, shef i Inteligjencës së Norvegjisë
Anija akullthyese “50 Let Pobedy” (50 vite fitore) duke lëvizur në rrethin Arktik në janar të këtij viti. Pamjet: “Rosatom”, Korporata Shtetërore e Energjisë Bërthamore

Disa thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, po fantazonte kur e zbuloi atë dhe armët e tjera të reja, si raketa hipersonike Tsirkon, në 2018-ën. Por zhvillimi I vazhdueshëm dhe testet i bëjnë ato shumë reale.

“Po zhvillojnë këto armë që të arrijnë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate të NATO-s”

Heather Conley, Qëndra Për studimet Ndërkombëtare të Sigurisë
Pjesë nga një stërvitja ushtarake ruse në Arktik. Pamjet: Ministria e Mbrojtjes së Rusisë

CNN ka siguruar imazhe satelitore që konfirmojnë që Rusia po ndërton baza të reja në skajin më verior të planetit. Diçka të cilën zyrtarët e departamentit amerikan të shtetit e konsideron një sfidë ushtarake.

“Rusia e ka pasur vëmendjen në përqendrimin e ushtrisë në Arktik prej vitesh dhe tani po lëviz ta bëjë këtë realitet. Sigurisht është në brigjet e saj, por zyrtarët e SHBA më kanë shprehur shqetësimet e tyre se e gjithë kjo mund të mos jetë vetëm për mbrojtje, por ka të bëjë me projektimin e fuqisë përreth akullit në Polin e Veriut”

Nick Paton Walsh, reporter i CNN

Në kundërpërgjigje ndaj zgjerimit rus, SHBA ka dërguar bombardues dhe ushtarë për stërvitje në Norvegji.

https://a2news.com/2021/04/02/qindra-tanke-dhe-mijera-ushtare-drejt-kufirit-me-ukrainen-rusia-kercenon-me-lufte-shba-mbeshtet-ukrainen/
https://a2news.com/2021/03/27/lufte-shume-e-ftohte-ne-arktik-putin-tregon-muskujt-me-manovren-spektakolare-te-nendetesve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë