Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndalimi i këmbësorëve, qytetarët shpërfillin urdhrin. Vijojnë lëvizjet

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 20:45 | Aktualitet
Ndalimi i këmbësorëve, qytetarët shpërfillin urdhrin.

Pak orë pas vendimit të qeverisë për të ndaluar qarkullimin e këmbësorëve duke nisur nga ora 18:00 e ditës së hënë, duket se qytetarët nuk kanë marrë ende masat e duhura.

Jo të gjithë i janë bindur urdhrit të kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes me këmbë në kuadër të masave të marra për parandalimin e koronavirusit. 

Vendimi do të zyrtarizohet ditën e martë, ku me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë do të specifikohen edhe masat ndëshkuese me gjobë për të gjithë këmbësorët që shkelin ligjin. 

Në këtë mënyrë, qytetarët do të duhet të bëjnë furnizimet e nevojshme me ushqime apo me ilaçe vetëm para orës 18:00. 

Ndërkaq, sa i takon pensionistëve, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndalim total të daljes së tyre nga shtëpia, deri në përfundim të situatës së emergjencës së krijuar nga koronavirusi. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë