Ndalohen 3 kontrollorë, zbardhen mesazhet e “komplotit”

Policia e Tiranës ndaloi 3 prej kontrollorëve të trafikut ajror të Rinasit, që dyshohen të kenë “shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim. Ata dyshohet të jenë organizatorë të situatës dhe se kanë ndikuar tek kolegët e tyre për plotësimin e formularit, përmes të cilit justifikuan ndërprerjen e punës. Prokuroria ka sekuestruar telefonat e tyre, ku ka zbardhur edhe komunikime me njëri-tjetrin në WhatsApp lidhur me bllokimin e punës në Rinas.