Ndarja në 4 rajone, Haxhimali: Ligji cenon autonominë e pushtetit vendor

Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin i cili parashikon ndarjen e vendit në 4 rajone cenon autonominë e pushtetit vendor. Sipas kreut të Shoqatës Shqiptare të Bashkive, Agron Haxhimali, zbatimi i tij përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit e bën qeverinë autoritet kontrollues të njësive të vetëqeverisjes vendore, duke zbehur kompetencat e tyre. “Nuk i shërben decentralizimit dhe nuk e zhvillon tamam qelizën e pushtetit vendor që janë njësitë e qeverisjes vendore. Çdo para, sërish pas decentralizimit, kontrollohet nga qeveria”, tha Haxhimali për A2.