Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, nisin sot homazhet, ceremonia në Presidencë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 10:12 | Aktualitet
Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, nisin sot homazhet, ceremonia në

Mbahen sot homazhe në nderim të ish-presidentit të ndarë nga jeta Bujar Nishani. Homazhet zhvillohen në institucionin e Presidencës së Republikës, atje ku është vendosur dhe trupi i pajetë i mbërritur në Atdhe nga Gjermania mbrëmjen e djeshme.

Sipas protokollit të ceremonisë, sot do të jenë familjarët që do të presin vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq e dashamirës, ndërsa nesër në orën 10:00-12:00 do të mbahen homazhet zyrtare, sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

I shoqëruar më pas nga kortezhi mortor, presidenti Nishani do të përcillet për në banesën e fundit. Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, pas një  beteje disamujore me Covid-19. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë