Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ndërhyrjet në buxhet, Preçi: Fondet të shkojnë për përballimin e krizës

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 16:40 | Ekonomi
Ndërhyrjet në buxhet, Preçi: Fondet të shkojnë

Paratë e buxhetit në këtë moment nuk duhet të shkojnë për investime infrastrukturore, por për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia.

I këtij mendimi është ish-ministri i Ekonomisë Zef Preçi, sipas të cilit shpenzimet buxhetore duhet të përqendrohen kryesisht në sektorin e shëndetësisë për të mbuluar nevojat emergjente, si dhe në ndihmë të bizneseve e individëve të prekur nga koronavirusi.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi qeveria duhet të bëjë kujdes me menaxhimin e borxhit publik, pasi në të kundërt kanalizimi i fondeve në projekte jo prioritare do të rrezikonte ekonominë.

Teksa buxheti dhe ekonomia gjenden në vështirësi, Zef Preçi sheh si domosdoshmëri një marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pasi prania e këtij institucioni sipas tij do ta bënte vendin më të besueshëm në tregjet e huaja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu