Nderi i kombit, Gjergj Ruli

248 tituj kampion në gara të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kampion dhe rekordmen absolut i Shqipërisë për 16 vjet, nga 1975 deri në vitin 1991. Gjergji Ruli është legjenda e gjallë e atletikës shqiptare.

Një personalitet, vlerësimet për të cilin nuk mjaftojnë asnjëherë. Pas titujve “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Nderi i Atletikës Shqiptare” dhe “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, në 60-vjetorin e lindjes, Rulit iu akordua edhe dekorata e lartë “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës.