Nderohet Jorgjia Truja, “muza” e muzikës lirike

Nderohet në qendrën për dialog, në kryeministri një DVD mbi jetën e artistes së popullit Jorgjia Truja.
E njohur si një ndër zërat më të mirë lirikë të Shqipërisë që nga vitet ’30, Jorgjia Truja bëhet edhe modeli për shumë vajza që do të shkruanin më pah historinë e muzikës klasike e lirike në Shqipëri.
Jorgjia Truja dhe Tefta Tashko Koço u bënë shumë shpejt jo vetëm të parat artiste që duartrokiteshin në çdo dalje publike, por edhe mësueset e disa brezave artistësh.
Dvd-ja e prezantuar në kryeministri i bashkëngjitet rrëfimit autobiografik që artistja e popullit ka lënë.
“Muza e parë” është publikuar katër vite më parë në ambientet e kuvendit nga akademikë dhe personazhe të politikës, që ashtu sikurse edhe në këtë promovim nderuan ikonën Jorgjia Truja edhe si një politikane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN