Ndërron jetë aktori Guljelm Radoja, ishte prekur nga koronavirusi

Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja, “Artist i Merituar”, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ishte prekur nga koronavirusi. Prej ditësh, Radoja ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, aty ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmi është konfirmuar edhe nga djali i tij Red Radoja, me anë të një postimi në Facebook. “Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”.