Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndërtimet dhe shtesat abuzive, Balluku: Do të konfiskohen për nevojat e shtetit dhe kompensimet

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 13:24 | Ekonomi
Ndërtimet dhe shtesat abuzive, Balluku: Do të konfiskohen për

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot për një seri vendimesh gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Balluku njoftoi për miratimin e një VKM-je që ka të bëjë “me konfiskimin e për interes publik për objektet e ndërtuara pa leje me qëllim fitimin”, siç e specifikoi ajo.  

Më në detaj, sipas ministres, “VKM-ja ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje në Republikën e Shqipërisë ose për shtesat e bëra pa leje. Një trend shumë i zhvilluar. Pavarësisht që janë projektuar me shtatë kate, shtohen kate të tjera duke shpresuar në legalizim. Këto struktura do të jepen për përdorim publik, si kompensim i atyre qytetarëve që preken nga projektet publike”.

Sipas Ballukut, i gjithë procesi, “i gjatë dhe i bazuar në ligj”, ka si objektiv dekurajimin e kompanive ndërtuese. Ministrja njoftoi se krahas kësaj iniciative do të ketë edhe një investigim për strukturat e monitorimit të territorit, sepse ka pasur abuzime, dhe abuzimet kanë ndodhur nën hundën e tyre, “ndërkohë që një qytetar që ndryshon çatinë, vihet menjëherë nën mbikëqyrje”.

Sipas saj, ndërtuesit abuzues kanë tri mundësi, parapagesën e shtesave të paligjshme, pra parablerjen e tyre, dhurimin ose konfiskimin.

Balluku njoftoi se nesër qeveria do të prezantojë edhe paketën energjetike, si dhe masa të cilësuara si drastike për menaxhimin e krizës.

Ministrja ka komentuar edhe lajmin e pezullimit të QKB-së të kompanisë “Air Albania”, duke e cilësuar lajmin si tregues që ”shteti shqiptar do të zbatojë ligjin edhe aty ku është bashkëpronar”, por duke shtuar se vendimi i QKB-së është rutinë kur mungojnë informacione për përfituesit, dhe se problematika do të zgjidhet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani