Ndërtimet e para ’91, Lame: 13 mijë objekte të paregjistruara

Rreth 13 mijë banesa e troje në të gjithë vendin janë regjistruar me procedura të parregullta. Bëhet fjalë për ndërtimet e para vitit 1991, për të cilat kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tha se bashkitë kanë abuzuar duke i dhënë ato në mënyrë të paligjshme.
“Sot në gjithë vendin janë rreth 13 mijë banesa në këtë situata absurde, ku rekordin e mban Saranda me rreth 3500 troje të dhëna në këtë mënyrë”, deklaroi Lame.
Kreu i Kadastrës ka njoftuar edhe procedurën që duhet të ndjekin qytetarët e prekur nga kjo problematikë.
“Qytetarët që vuajnë këtë situatë duhet të fillojnë të grumbullojnë dokumentet që kanë, aktin e dhënies të truallit, akte që kanë pasur me këshillin bashkiak, faturat qoftë të pjesshme të pagësës së truallit”, saktësoi Lame.
Për përgatitjen e dokumentacionit përkatës, qytetarët mund të përfshijnë në këto procese edhe zyrat e avokatëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2