Ndërtimet pa leje, nis aksioni i prishjes në bregdetin e jugut të vendit

Rreth 60 objekte të ndërtuara pa leje buzë detit, nga Uji i Ftohtë në Vlorë dhe deri në Orikum, do të prishen nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Prishjet, përveç se do të lirojnë hapësirat publike, do t’i shërbejnë edhe zgjatimit të Lungomares së Vlorës dhe lidhje se saj me pedonalen e Radhimës. Aksioni i nisur të premten dhe pritet të shtrihet në ditët në vazhdim në të gjithë vijën bregdetare të jugut.

Shkarkoni aplikacionin e A2