Ndeshjet me dyer të mbyllura, klubet shpalosin risitë e atmosferës artificiale në stadium

Trajneri i Sampdorias në Serie A, Claudio Ranieri, u shpreh së fundmi se të luash pa tifozë është “vdekje e futbollit”, por duke mos pasur asnjë mundësi tjetër përveçse zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura për shkak të koronavirusit, sporti tashmë duhet të gjejë mënyra për të rikthyer jetën në shkallët e stadiumeve. Nga vendosja e fotografive të tifozëve në stolat e stadiumeve, te një aplikacion që mundëson brohorimat e fansave të dëgjohen në stadium, futbolli ndoshta së shpejti do të jetë përqafuar ide të cilat deri disa javë më parë do të hidheshin poshtë si jo autentike.