Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndihen të braktisur, banorët e Lepenicës në mëshirë të fatit dhe natyrës

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 15:17 | Aktualitet
Ndihen të braktisur, banorët e Lepenicës në

Banorët e fshatit Lepenicë në Bashkinë e Selenicës, ndihen të harruar nga pushteti lokal. Sipas tyre, bashkia që i ka në varësi, duket se nuk i llogarit fare.

Madje edhe tani kur atyre u janë rrezikuar banesat dhe jeta nga vërshimi i përroit që përshkon fshatin mes për mes, asnjë masë nuk është marrë. Ndërsa tokat u janë bërë të papërdorshme për mbjellje. Banorët shprehen se në fshat nuk funksion asgjë.

Të pafuqishëm për të ndërhyrë sadopak vetë, këta banorë të vetmen shpresë kanë mbështetjen nga pushteti lokal, i cili për to nuk ekziston. Kjo është arsyeja, që këta banorë kanë arritur në pikën që duhet të mendojnë vetë për jetën e tyre, duke parë si të vetmen zgjidhje largimin nga fshati.

A2 CNN Livestream

Dita jonë