Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ndihma ekonomike, skema e konceptuar gabim, nuk nxjerr nga varfëria

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 17:31 | Ekonomi
Ndihma ekonomike, skema e konceptuar gabim, nuk nxjerr nga varfëria

Rritja e ndihmës ekonomike e parashikuar në projektbuxhetin e qeverisë vlerësohet si diçka pozitive nga ekspertët, por nuk mund të vijë e copëzuar vit pas viti.

Sipas pedagogut Igli Tola, qeveria duhet të llogarisë njëherë e mirë minimumin jetik, në mënyrë që skema t’i ndihmojë këto familjet të plotësojnë nevojat bazë të jetesës.

 “Nuk mund të aludojmë çdo vit, por duhet pas 30 viteve në ekonominë e tregut, sesa është minimumi jetik për një familje, asnjëherë ka pasur një vlerësim korrekt për sa para duhen për një familje për të jetuar me dinjitet”, thotë ai.

Për ekspertin Maksim Meço, problemi lidhet edhe me metodologjinë që aplikohet për të përcaktuar ndihmës ekonomike.

“E para është e mbështetur në një shportë bazë, dhe mbi bazën e kësaj bëhet përllogaritja, dhe tjetra me përllogaritjen e të ardhurave mesatare për frymë”, thotë ai.  

Pavarësisht rritjes së pagesës për ndihmën ekonomike, një pjesë e saj do të shkojë për të mbuluar inflacionin, pra rritjen e çmimeve që pritet të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Problematike ndërkohë mbetet edhe identifikimi i plotë I të gjitha familjeve që kanë nevojë për këtë mbështetje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë