Ndihmat në kohë pandemie

Mijëra pako janë shpërndarë nga organet e qeverisjes vendore dhe Emergjencat Civile në këto javë të pandemisë së covid-19. A2 kërkoi të mësonte se sa ishte fatura financiare e deritanishme nga institucionet, por shumë prej bashkive nuk kishin asnjë të dhëna paraprake. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ngre akuza se shifrat e publikuara nuk janë reale dhe se i takon prokurorisë të hetojë.