Ndihmat në Vlorë, të “pabindurit” mblidhen para njësive administrative – A2

Ndihmat në Vlorë, të “pabindurit” mblidhen para njësive administrative

Pamje e personave në nevoje ekonomike dynden për të marrë ndihmat, hasen çdo ditë para zyrave të njësive vendore në Vlore. Edhe pse Bashkia e Vlorës nëpërmjet inspektorëve të saj, ka nisur shpërndarjen në banesa të ndihmave ushqimore, sërish një pjesë e shtresave në nevojë nuk kanë durim dhe as besim se ndihmat do t’u vijnë në shtëpi.