Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndikimi i fushatës: Përshpejtohen investimet në rrugë, rritje vjetore mbi 90%

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 17:19 | Politikë
Ndikimi i fushatës: Përshpejtohen investimet në rrugë,

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, qeveria ka përshpejtuar investimet publike dhe rimbursimin e TVSH-së për biznesin. Sipas tabelës së publikuar nga Ministria e Financave, me listën e detajuar të investimeve publike për periudhën janar-shkurt të këtij viti, janë shpenzuar 5.9 miliardë lekë, me një rritje mbi 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me këto fonde janë financuar 351 projekte.

Nga të dhënat vihet re se financimet më të mëdha kanë shkuar për projektet e infrastrukturës, koncesionet e formës PPP dhe procesi i rindërtimit. Kështu, projekti më i financuar për dymujorin ishte koncesioni rrugës Milot – Morinë”, me 369 milionë lekë nga 740 milionë lekë të programuara për të gjithë vitin. Rindërtimi i banesave nga tërmeti u financua me 121 milionë lekë nga 1.8 miliardë lekë të programuara për të gjithë vitin.

Për gjithë vitin 2021 janë programuar 97 miliardë lekë, të cilat do të shpërndahen për financimin e 1942 projekteve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë