Ndikimi i koronavirusit në ekonominë shqiptare

Pasojat e koronavirusit po i ndjen dhe ekonomia botërore. Çmimi i naftës ka pësuar një rënie historike, si pasojë e tkurrjes së kërkesës globale nga përhapja e virusit Covid-19. Si pasojë, janë tronditur edhe tregjet financiare, veçanërisht në Azi, ndërsa dollari amerikan preku nivelin më të ulët prej Tetorit 2018.

Ndërkaq, Italia, që është edhe vendi i tretë më i prekur nga përhapja e koronavirusit në botë ka vendosur të injektojë më shumë para në ekonomi për të reduktuar ndikimin e Covid-19. Autoritetet i kërkojnë Europës masa të koordinuara fiskale. ndjekim materialin.

Për të diskutuar pikërisht mbi efektet që koronavirusi ka filluar të japë tek ekonomia shqiptare dhe masat që mund të merren, të ftuar në A2 Business: Kliton Gërxhani, nënkryetar i Shoqatës së Tur Operatorëve dhe Selami Xhepa, president i Universitetit Europian të Tiranës.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 27 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 304 numri i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, MSH: 13 të shëruar në 24 orët e fundit, 89 total