Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndikimi i Omicron në ekonomi, financat shqiptare pritet të preken më pak se ato botërore

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 16:13 | Ekonomi
Ndikimi i Omicron në ekonomi, financat shqiptare pritet të preken

Çdo variant i ri i koronavirusit ndikon negativisht ekonominë. E njëjta pritet të ndodhë edhe me mutacionin Omicron. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rimëkëmbja e ekonomisë botërore pritet të ngadalësohet.

Për studiues të ekonomisë, ndikimi në ekonominë shqiptare do jetë më i vogël, kjo për disa arsye.

Megjithatë, ekspertët argumentojnë se rritja ekonomike do jetë ndjeshëm më poshtë se parashikimet që Ministria e Financave dhe Ekonomisë apo Banka e Shqipërisë kanë bërë.

Sipas FMN-së, përhapja e variantit të ri të virusit do ndikojë bursat ndërkombëtare, tregtinë si dhe sektorët e turizmit e prodhimit në përgjithësi, çka rrjedhimisht do të sillte frenim të rigjallërimit ekonomik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë