Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, Bashkia e pafuqishme, Ministria hesht

Pamjet e ndotura nuk janë të panjohura për qytetarët e Elbasanit dhe në mënyrë të veçantë për mijëra banorët që jetojnë përreth zonës industriale të metalurgjikut. Kjo zonë edhe pse ka një aktivitetet shumë herë më të vogël nga sa ishte planifikuar kur u ndërtua, sërish mbetet një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit.