Ndotja rrit rrezikun nga covid-19. Fauci: Kthimi në normalitet, në fund të vitit 2021

Ndërsa zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë shtetet perëndimore amerikane, mjekët paralajmërojnë se cilësia e keqe e ajrit si pasojë e tymit mund ti bëjë njerëzit më të cenueshëm ndaj koronavirusit. Mjekët citojnë studime të ndryshme në SHBA, Kinë dhe Itali që tregojnë një lidhje mes nivelit të lartë të ndotjes në ajër dhe përhapjes më të madhe dhe rasteve më të rënda me koronavirus. “Tymi nga zjarret mund të irritojë mushkëritë dhe të shkaktojë inflamacion që mund të prekë sistemin imunitar”, thotë Rekha Murthy, ekspert i sëmundjeve infektive.