Ndryshime statutore në PD, propozimet e Fatbardh Kadillit forcojnë kryetarin

Demokratëve në fushatën elektorale për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli i ofroi një parti më të madhe sesa kryetari, por në propozimet për ndryshime statutore, Kadilli i jep më shumë fuqi vendimmarrëse kryetarit të partisë. Këto propozime statutore vijnë në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, që do të mbahet në 17 Korrik.