Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndryshimet e shpeshta në buxhet, Malaj: Mungesë vizioni, mos të rritet borxhi po të thithen fondet nga BE

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 21:00 | Ekonomi
Ndryshimet e shpeshta në buxhet, Malaj: Mungesë vizioni, mos të

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i sheh me shqetësim lëvizjet e fundit të qeverisë për rritjen e borxhit publik dhe ndryshimet e tjera në buxhet.

Sipas tij, nuk duhet marrë borxh për të financuar projekte ambicioze, kur ekzistojnë në dispozicion mekanizma të tjerë, si fondet e Bashkimit Europian.

“Është shumë shqetësues mentaliteti i qeverisë, e cila është duke bërë shpenzime të mëdha në projekte të PPP-ve, të cilat janë kosto shtesë dhe kjo konstatohet edhe në faktin që Shqipëria kërkon të marrë një borxh të ri në Eurobond. Tashmë dija është e lirë për të gjithë, edhe një student i vitit të parë mund të kontrollojë dhe të shikojë që modernizimi i infrastrukturës në vendet e varfra të Bashkimit Europian, duke filluar që në vitin 1981 me Spanjë, Portugali dhe Greqi, por edhe më vonë me Bullgarinë dhe Rumaninë, ka ardhur nëpërmjet fondeve të BE.

https://a2news.com/2021/06/24/ndryshimi-i-katert-ne-buxhet-qeveria-rrit-deficitin-ne-982-milione-euro/

Malaj është gjithashtu kundër rritjes së borxhit të jashtëm, që krijon krahas rreziqeve të shtuara edhe një klimë pasigurie.

“Po vazhduan me këtë ritëm dhe po vazhduan që të rritet pesha e borxhit të jashtëm, ne do të përballemi me kosto të rritura. Se në çfarë mase ato do të na kërcënojnë kjo do të varet nga shkalla e përgjegjshmërisë që tani. Luhatjet në kursin e këmbimit janë goditje të jashtme të cilat ne nuk i përballojmë dot, nuk kemi fuqi. Mirë është që të strukturojmë borxhin në mënyrë më racionale. Ka pasur këshilla që Shqipëria ta ristrukturojë borxhin edhe drejt borxhit të brendshëm, pasi kemi një nivel të lartë depozitave, të cilat nuk përdoren, por duhet të kalojmë nga instrumentet e borxhit afatshkurtër në afatgjatë”, u shpreh Malaj.

Malaj deklaron se ndryshimet e shpeshta në buxhet evidentojnë faktin se qeveria nuk ecën në bazë të një planifikimi, por në bazë të agjendave të ditës.

https://a2news.com/2021/06/25/ndryshimet-ne-buxhet-denaj-nevoje-per-stimul-te-metejshem-ne-ekonomi/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli