Ndryshimet kushtetuese/ Meta nuk firmos dekretin, i kalon në heshtje

Ilir Meta ka vendosur të mos e hedhë firmën e tij mbi ndryshimet kushtetuese, por në heshtje ka lënë hyrjen në fuqi të Kushtetutes së Re. Pavarërisht kundërshtive të forta që Presidenti ka ndaj ndryshimeve që lejuan hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve paraelektorale, Ilir Metën nuk e lejon Kushshtetuta të kthejë për rishqyrtim ndryshimet në aktin themeltar të shtetit, ndaj ai ka zgjedhur që t’i kalojë në heshtje.