Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndryshimet kushtetuese, Vasili: Rama synon të përsërisë një 30 qershor të dytë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 13:49 | Politikë
Ndryshimet kushtetuese, Vasili: Rama synon të përsërisë

Dje, Këshilli Politik nuk prodhoi diçka konkrete. Aktorët politikë u ndanë pa arritur dakordësinë për çështjet që mbajnë të ndara palët deri më tani.

Jemi gati 24 orë përpara seancës ku mazhoranca ka shfaqur bindjen se do t’i kalojë ndryshimet në kushtetutë, qoftë edhe pa dakordësinë e opozitës. Për të kuptuar diçka më shumë në lidhje me atë se çfarë po ndodh këto orë përpara këtij momenti të rëndësishëm ishte i ftuar në A2 nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Ai u shpreh se me ndryshimet e kushtetutës në mënyrë të njëanshme, Edi Rama synon të përsërisë një 30 qershor të dytë, kur nuk pati kundërshtar në zgjedhjet lokale.

“Ndryshimet e njëanshme kushtetuese, të cilat bëhen nga një palë e vetme, kanë përballë një shumicë numerike edhe të certifikuar nga zgjedhjet e vitit 2017. Ky është një rekord përpara shqiptarëve, për herë të parë një parti e vetme do të ndryshojë kushtetutën. Një parti në pakicë imponon rregullat e lojës dhe Rama synon të përsërisë një 30 qershor të dytë. Rama do vetëm një fushë futbolli ku të zbresin vetëm 11 lojtarë të tij dhe në pjesën tjetër është bosh dhe ka vetëm një portë ku Edi Rama bën gola”, u shpreh Vasili.

Vasili thekson se propozimi i opozitës jashtë parlamentit është shumë i qartë. “Një rresht duhet të ndryshohet vetëm, për të cilin ka dakordësi nga të tërë. Të hiqet rreshti që imponon listat e mbyllura. Sa i takon koalicionit, nuk ka nevojë të gjejmë as modele pasi i ka kushtetuta shqiptare prej kaq vitesh”.

Për nënkryetarin e LSI, Rama po bën gjithçka të mundet, pasi të gjitha llogaritë e nxjerrin atë humbës. “Në asnjë kombinacion politik, Edi Rama nuk fiton në zgjedhjet e ardhshme. Ai po përpiqet të bëjë gjithçka që të krijojë zhurma, por që kanë një faturë të rëndë, Shqipërisë i jepet një dënim me izolimin e saj. Apelet e ndërkombëtarëve janë shumë të qartë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli