Ndryshimet në kodin penal, dënim më të ashpër për dhunuesit e mjekëve dhe policëve

Tashmë është çështje kohe ashpërsimi i dënimit për ata që rrahin mjekët dhe policët apo bllokojnë akset rrugore. Komisioni i Sigurisë miratoi në parim ndryshimet në Kodin Penal, që janë diskutuar gjerësisht edhe gjatë tryezave të Kryeministrit Rama me palët e prekura.
Propozimi i kryetares, që ndryshimet të aplikohen pas vendoreve të qershorit Felaj, ndezi një debat në komision.
Ulsi Manja, që është njëri prej propozuesve të ndryshimeve në Kod, mendonte se nuk duhet të dënoheshin njëlloj të gjithë bllokuesit e rrugëve.
Komisioni do të vijojë shqyrtimin e draftit nen për nen, ku parashikohet shtimi i dënimit me burg për dhunuesit e mjekëve dhe policëve, ndërsa ata që rrahin zyrtarët e tjerë jashtë mjekësisë dhe policisë do të dënohen sipas kodit aktual.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN