Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik diskuton draftin e opozitës jashtëparlamentare

Opozita jashtëparlametare këmbëngul në ekspertizën e OSBE/ODIHR në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për Kodin e ri Zgjedhor, duke i dërguar një tjetër kërkesë sot Këshillit Politik. Para nisjes së punimeve, Oerd Bylykbashi tha për gazetarët se refuzimi i Partisë Socialiste për të dërguar kërkesën për ekspertizë te OSBE/ODIHR është shkelje e marrëveshjes. Gazetarja e A2, Klementina Cenkollari jep detaje.