Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndryshimet në ligjet e reformës, Manja: Jo për emra konkretë dhe tendencë ndaj Presidentit

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 16:50 | Aktualitet
Ndryshimet në ligjet e reformës, Manja: Jo për emra konkretë

Mazhoranca është e vetëdijshme se 2 ligjet me 84 vota të reformës në drejtësi, mund t’i rikthehen nga presidenti për rivotim në muajt e parë të 2020-s.

Por edhe pse në ligjin për Gjykatën Kushtetuese apo atë për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndryshohet procedura e betimit para Presidentit të Republikës të anëtarëve të disa institucioneve, sipas Ulsi Manjës, nuk ka anjë tendencë ndaj kreut të shtetit.

“Nuk ka asnjë lloj tendence, por të bëhen për të parashikuar apo zhbllokuar çdo situatë në të ardhmen. Sot është ky President, ky Kuvend, nesër do kemi organe të tjera, në krye të Presidencës do të jetë dikush tjetër. Këshilli i Lartë Gjyqësor pas përfundimit të mandateve të anëtarëve ekzistues do të ketë një përbërje tjetër. Dhe ndryshime në këto ligje synojnë të zgjidhin dhe zhbllokojnë situatën në vazhdimësi”, u shpreh Ulsi Manja.

https://a2news.com/2019/12/10/propozimet-e-mazhorances-per-mekanizmin-zhbllokues-ne-gjykaten-kushtetuese-reagon-presidenti-meta/

Edhe pse procedura që propozohet në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ngjan me atë të ndjekur nga Arta Vorpsi teksa përballej për të njëjtin vend me Marsida Xhaferllarin, sipas mazhorancës nuk lidhet me emrin e saj

Institucioni i radhës që do të betohet para Presidentit të Republikës, është SPAK. Kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit që do të kryhet në Presidencë që do të rakordojë datën me KLP-në.

Pas ndryshimeve në ligj, as anëtarët e SPAK dhe as ata të Gjykatës së Lartë nuk e kryejnë këtë detyrë para Kreut të Shtetit. 

https://a2news.com/2019/12/11/zhbllokimi-ligjor-i-ps-halimi-nuk-me-duket-zgjidhje-racionale/

A2 CNN Livestream

Dita jonë