Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndryshimet tek akcizat, nga 1 janari shtrenjtohen edhe birrat vendase

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 15:10 | Ekonomi

Jo vetëm duhani, por edhe birrat vendase do të kushtojnë më shtrenjtë duke nisur nga viti tjetër. Nga 1 Janari 2023 në fuqi do të hyjnë edhe ndryshimet në ligjin për akcizat, të shumë debatuara në Parlament.

Deri më sot, birra e prodhuar në vend, që zë gjysmës e sasisë së konsumuar, është tarifuar me 360 lekë për hektolitër. Por sipas Ministrisë së Financave kjo kishte krijuar evazion për të shmangur detyrimet, ndërsa kishte penguar fabrikat vendase të rrisnin prodhimin, pasi mund të tatoheshin më shtrenjtë.

Por nga viti i ardhshëm, akciza do të jetë e unifikuar në 710 lekë për 100 litra. Për shtetin kjo përkthehet në 260 milionë lekë shtesë në vit, ndërsa për konsumatorët mund të jetë një rritje 2-3 lekë për çdo kanaçe 330 mililitërshe dhe 7.1 lekë për litër.

Nga ana tjetër, nuk do të paguhet më akcizë për akumulatorët për panelet diellore dhe makinat elektrike. Thënë thjesht këto janë bateritë e rikarikueshme dhe pritet të ndikojnë në uljen e lehtë të çmimit.

2023-shi ndërkohë është vit pauze për indeksimin e akcizave. Sipas ligjit në fuqi, çdo dy vjet të gjitha akcizat, me përjashtim të cigareve, rriten sipas normës mesatare të inflacionit të dy viteve të mëparshme. Ndikimin e parë ky indeksim e dha në fillim të 2022-it, ku akciza e naftës u rrit nga 37 lekë në 38 lekë. Por me ritmet aktuale të rritjes së çmimeve, mund të pritet që nga 2024 kjo taksë tek nafta të shkojë në 40 lekë.

https://a2news.com/2022/12/26/shtrenjtohet-duhani-me-1-janar-rritet-mesatarisht-me-5-leke-cdo-pakete-grosistet-shtojne-importet/
https://a2news.com/2022/12/20/sa-eshte-shtrenjtuar-tavolina-e-vitit-te-ri/

A2 CNN Livestream

Dita jonë