Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndryshon buxheti, qeveria fryn të ardhurat për të gjetur fondet e KQZ

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 12:08 | Ekonomi
Ndryshon buxheti, qeveria fryn të ardhurat për të gjetur fondet e

Qeveria ka rishikuar buxhetin 2021, vetëm 36 ditë pas nisjes së vitit, për të akomoduar shpenzimet për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një akti normativ që hyn në fuqi menjëherë, qeveria ka shtuar 3.4 miliardë lekë për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, shumë e barabartë me rreth 27.6 milionë euro.

Sipas preventivit të KSHZ, nga shuma totale, 15 milionë euro pritet të shkojnë për teknologjinë e identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe 3 milionë euro për vendosjen e kamerave në qendrat e votimit.

Ajo që bie në sy nga ky akt normativ, është zëri prej nga ku qeveria do të nxjerrë fondin e nevojshëm; që nuk do të vijë prej rritjes së deficitit, apo përmes shkurtimit të zërave të tjerë, por përmes rritjes së të ardhurave tatimore.

Në tabelat që shoqëron aktin, qeveria deklaron se do të rrisë me 3.4 miliardë lekë të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Një ndërhyrje e paargumentuar dhe e pabazuar në ecurinë reale të ekonomisë, që kërkon medoemos rritjen e konsumit ndjeshëm përtej parashikimit që vetë qeveria ka bërë më pak se dy muaj më parë kur miratoi buxhetin në Kuvend.

Ky veprim e bën tashmë të sigurt një tjetër ndryshim të ligjit themelor të financave publike në muajt pasues.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli