Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Ndryshon garancia sovrane 2, kushtet e reja për biznesin

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 16:07 | Aktualitet

Në Fletoren Zyrtare janë botuar ndryshimet e garancisë sovrane 2. Bëhet fjalë për shumën prej 150 milionë euro që qeveria e ka vënë si garanci në banka, për të dhënë kredi për bizneset që duan likuiditet. Ky instrument parashikon që garancia sovrane të mbulojë vetëm 60% të kolateralit të kredisë, ndërsa 40%-in e mbetur dhe interesat ti mbulojë subjekti që kërkon huanë. Ajo që ka ndryshuar dhe që është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare është se nëse bizneset nuk e kthejnë kredinë e dytë sovrane brenda dy vitesh, atëherë do të jetë Ministria e Financave që do të ndjekë kthimin e tyre. Në garancinë sovrane 1, e cila u dha për kredi për pagat, parashikohej sekuestrimi i aksioneve të kompanisë, nëse kredia nuk kthehej. E ndërkaq një pjesë e bizneseve kanë hasur vështirësi edhe të marrin kredi, në kuadër të garancisë sovrane 1. Kjo edhe pse Ministria e Financave shtyu afatin deri më 20 qershor. Për të folur për këtë temë ishte i ftuar në A2 Business Arbi Agalliu, ekspert për ekonominë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë