Ndryshon ligji për diplomacinë, zëvendësministri Xhafaj: Kufizojmë ndërhyrjet nga jashtë

Ndryshon ligji për shërbimin diplomatik. Ministria e Punëve të Jashtme po punon mbi rishikimin e ligjit dhe paketa e rishikuar do jetë gati brenda tetorit. Zëvendësministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, shpjegon për A2 ndërhyrjet kryesore.

“Ndryshon trajtimi i shërbimit të jashtë, duke futur edhe familjarët e ambasadorëve apo diplomatëve. E dyta, do të fuqizohet akademia diplomatike dhe funksionet e Ministrisë për të promovuar diplomatë të rinj, si dhe për të limituar ndërhyrjet nga jashtë dhe për të fuqizuar edhe më tej sistemin diplomatik”, thotë Xhafaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2