Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në 18 muaj, 66 fëmijë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 20:55 | Sociale
Në 18 muaj, 66 fëmijë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale

Plot 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt, apo janë dhunuar fizikisht nga familjarët e tyre prej 1 janarit 2019 deri në 1 qershor 2020.

Shifra në fjalë është pjesë e përfundimeve të një studimi të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA. Në 18 muajt e monitorimit, llojet e abuzimeve janë nga ngacmimet seksuale, te përndjekjet dhe te dhuna seksuale. Mes rasteve të identifikuara është edhe ai i qershorit 2019 në Fier, ku një e mitur 10-vjeçare është dhunuar seksualisht nga një 67-vjeçar.

Ndësa harta gjeografike e abuzimeve seksuale me të miturit shtrihet në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit, si Durrës, Vlorë e Shkodër, por edhe në qytete të njohura për nivel të ulët kriminaliteti si Librazhd dhe Përmet.

Për këtë shkak, CRCA kërkon nga institucionet në vend ndryshim rrënjësor të qasjes që sistemi i drejtësisë dhe i mbrojtjes së fëmijëve kanë ndaj fëmijëve viktima të dhunës seksuale, dëmshpërblim për ta dhe miratim të një protokolli të trajtimit të rasteve të fëmijëve viktima të dhunës seksuale, të detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet publike në kontakt me viktimën dhe që kanë për detyrë mbrojtjen e fëmijëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë