“Në Angli po blejnë qirinj”, Sevrani: Në një ekonomi të hapur mund të kemi dhe ndërprerje të furnizimit

Përfaqësuesi i OSHEE, Elton Sevrani deklaroi se qeveria dhe dy kompanitë publike i kanë marrë masat për furnizimin pa ndërprerje me energji të konsumatorit dhe mosrritjen e çmimit.

Sipas tij, kriza është globale dhe përmendi faktin se në kushtet e një ekonomie të hapur mund të kemi dhe situata të ndërprerjes së energjisë.