Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Në burg për trafikimin e 613 kg kokainë, dënim i ri për Arbër Çekajn

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 12:20 | Kronikë
Në burg për trafikimin e 613 kg kokainë, dënim i ri për

Dënimi i ri me 1 vit e 6 muaj burg është dhënë nga Gjykata e Tiranës, në përfundim të gjykimit të tij për përpjekjen e dështuar të arratisë të ndodhur një vit më parë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj ish-administratorit të “Arbi Garden” u ul në 1 vit.

Kjo masë nuk shton barrën e dënimit final të Çekajt, pasi gjykata e bashkoi këtë dënim me dënimin e mëhershëm për drogë, duke lënë 14 vite burg për të.

Në të njëjtin gjykim togat e zeza të Tiranës shpallën fajtor edhe Lulëzim Çeplen. Ai u dënua me 3 vjet burg për “dhënie ndihme një të burgosuri për largim”, dënim që u ul në 2 vjet.

https://a2news.com/2021/09/03/video-e-tentatives-se-arratise-nga-burgu-313-kamerat-e-sigurise-kapen-cekajn-e-pjetrin-duke-u-kacavjerre-ne-litar/

Tentativa e dështuar e arratisë së Çekajt ndodhi në 8 gusht 2021. Rreth orës 15:40 të asaj dite, së bashku me të burgosurin tjetër, Fatmir Pjetri, ata kanë çarë rrjetën që mbulonte zonën e ajrimit dhe më pas duke përdorur një litar të prodhuar me çarçafë zbritën në oborrin zyrave të administratës, pranë portës së jashtme të rrethimit. Dalja e tyre është sinkronizuar në të njëjtën kohë kur tre punonjës policie ishin angazhuar të dërgonin për ndihmë mjekësore Çepelen, që kishte prerë damarët. Në oborrin e institucionit Çekaj është përleshur me një punonjës policie. Në pak çaste plani i tyre i arratisë dështoi, pasi u neutralizuan nga forcat e sigurisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani