Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Në çdo 10 të punësuar në Shqipëri, 6 janë të pakënaqur, pagat e ulëta, shkaku kryesor

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 16:55 | Ekonomi
Në çdo 10 të punësuar në Shqipëri, 6 janë

Në Shqipëri, në çdo dhjetë të punësuar, gjashtë janë të pakënaqur. Është ky rezultati i përftuar nga qendra kërkimore EPPC pas pyetjes së mbi 1 mijë shqiptarëve që marrin një rrogë. Gjetjet tregojnë se 52 për qind e të pyeturve shprehen të pakënaqur nga puna që bëjnë, ndërsa 8 për qind, shumë të pakënaqur.

“Kënaqësia dhe angazhimi në punë lidhen drejtpërdrejtë me rezultatet dhe cilësinë e punës së punonjësit. Me 60% forcë pune të pa kënaqur dhe të pa angazhuar, largimet janë të shumta, kosto e ri-punësimeve dhe zhvillimit është shumë e lartë dhe cilësia e shërbimit të ofruar është mediokër”, tha Erald Pashaj.

https://a2news.com/2022/11/10/buxheti-mbyllet-me-sherr-paloka-e-leskaj-shahen-me-ramen-ps-kerkon-perjashtimin-e-demokrateve/

Mbi gjysma e të punësuarve të pyetur thonë se janë duke parë për një punë të re dhe madje ka gjasa të lënë vendin brenda një viti. “Mbetet shumë shqetësues fakti që 54 % e punonjësve të moshës 18–29 vjeç dhe 56% e moshës 30–39 vjeç shohin alternativën e gjetjes së një pune tjetër jashtë vendit. Praktikisht, segmenti i punonjësve me energji më produktive dhe në kulmin e zhvillimit të kompetencave në ambientin e punës, e shohin të ardhmen jashtë tregut tonë”, shtoi Dalina Gjicali.

Në krahasim me Kosovën, Shqipëria ka nivel ndjeshëm më të lartë të të punësuarve të palumtur. Sipas sondazhit, në vendin tjetër shqipfolës vetëm 43 për qind e të pyeturve pranojnë se nuk iu pëlqen puna që bëjnë. Aktorë nga tregu i punës në Kosovë vlerësojnë se kontribut në këtë tregues ka edhe qeveria.

https://a2news.com/2022/11/10/15-rritje-pagash-per-policine-e-shtetit-cuci-fokusi-mbrojtja-ndaj-sulmeve-kibernetike/

Paga është arsyeja kryesore që do të shtynte një të punësuar në Shqipëri apo Kosovë drejt kërkimit të një pune të re, ndjekur nga nevoja për mundësi në karrierë, të ndierit i vlerësuar, një punë më e mirë apo edhe kultura e kompanisë.

Tjetër veçori është fakti se punonjësit e administratës publike rezultojnë më të zhgënjyer se pjesa tjetër që punojnë në sektorin privat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë