Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në ditën e Drinit, art kundër ndotjes plastike të lumit

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 19:21 | Sociale
Në ditën e Drinit, art kundër ndotjes plastike të lumit

Në ditën ndërkombëtare të Drinit, shkollat e Kukësit i janë përgjigjur thirrjes së institutit të librit dhe promocionit, për ta pastruar sadopak atë nga plastika, por edhe mbetje të tjera.

Të gjitha mbetje u përdorën nga të rinjtë për të bërë pak art, në vetëm dy ditë. Veprat e realizuara u ekspozuan në qendër të qytetit, ku vendasit pritën edhe ministrin Klosi.

Edhe pse pastrimi i Drinit bëhet çdo maj në Kukës, kjo është hera e parë që të rinjtë ndërlidhin me këtë nismë mjedisore edhe artin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani