Në emër të Drinit, lumi në 80 fotografi artistike dhe 20 piktura

Thonë se arti është mënyra më e bukur për t’i dhënë mesazhe botës, mesazhe ndërgjegjësimi, dashurie dhe përkujdesje.

Artin si revoltë, por edhe si një tregues i potencialeve të natyrës, e gjetëm në një nga qendrat rinore të Shkodrën. Nga një kënd i qytetit i bëhej jehonë rrjedhës së Drinit që e pasuron liqenin e Shkodrës me banorë.