Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Në emër të poezisë, Zogaj: Shkrimtarin e mirë nuk mund ta tjetërsojë politika

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 16:44 | Aktualitet
Në emër të poezisë, Zogaj: Shkrimtarin e mirë nuk mund

Vijon tetori i librit dhe leximit. Takimet letrare zhvillohen në masa sigurie për shkak të koronavirusit. Pjesëmarrësit janë të paktë në numër, por thirrjet për t’u bërë miq të librit vijojnë.

Një poete rrëmbeu Çmimin Nobel nga Akademia Suedeze, ndërsa prej 15 ditësh kryeqyteti premtonte se gjatë gjithë tetorit do të lexojë poezi. Takimet e organizuara nga Qendra e Librit dhe Leximit tanimë janë një nga mënyrat më të mira për t’u njohur me një autor.

I tillë ka qenë edhe takimi me shkrimtarin Preç Zogaj, të cilin më së shumti shqiptarët e njohin për rolin e tij në politikë. Por, janë pikërisht këto takime që na afrojnë me autorin që zhvesh përmes poezisë kostumin e politikanit.

Në bisedën me gazetaren Fatmira Nikolli, Zogaj ka ndarë me publikun mendime të tij mbi estetikën, vargun, dashurinë dhe koncepte të tjera që kanë një mision, ta bëjnë librin një mik të mirë për këdo.

Letërsia e Flutura Açkës, BesnikMustafajt, Bardhyl Londos, Anton Pashkut e shumë autorëve të tjerë shqiptarë do të jetë në fokus të këtyre takimeve çdo ditë të këtij muaji.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani