Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Në kërkim të alienëve, 2 mln vetë do të mësyjnë bazën ushtarake në Nevada

Nga A2 CNN
23 Gusht 2019, 18:15 | Lifestyle

‘’Mësyni zonën 51, ata nuk mund të na ndalin të gjithëve”. Është quajtur kështu eventi i shpallur në Facebook, ku mbi 2 milion njerëz kanë shprehur interesin për të bastisur një bazë testimi dhe trajnimi të forcave ajrore amerikane në Nevada, në kërkim të shenjave për jetën jashtëtokësore.

 Grupi u krijua fillimisht si një  shaka nga një përdorues i rrjetit social, por numri i lartë i personave që iu bashkuan atij kanë vënë në alarm autoritetet e Nevadës , ndërsa bizneset po përgatiten për të përballuar fluksin e madh të të pasionuarve pas alienëve.

Dera e bazës amerikane të quajtur Area 51

Por përse e ashtuquajtura zona 51, është kaq e rëndësishme për njerëzit që duan të besojnë tek jeta përtej tokës

Sipas Nick Pope, ekspert i çështjes së ufo-ve,  “është zona ku njerëzit besojnë se është dërguar çdo gjë që mund të ketë lidhje me alienët. Ata mendojnë se këtu është punuar për krijimin e teknologjive që do të ndihmonin për të kuptuar fenomenet jashtëtokësore”.

https://a2news.com/2019/07/15/1-milione-persona-ne-kerkim-te-alieneve-ne-zonen-51-forcat-ajrore-mos-guxoni/

E megjithatë, studiuesi i kërkon të interesuarve të mos shkojnë tek zona në fjalë, e cila sipas tij, mund të mos jetë ajo që fanatikët e alienëve mendojnë. Sipas tij teknologjia e qeverisë amerikane për ufo-t, është zhvendosur me shumë gjasë ne një tjetër vend.

Nick Pope, ufolog

Pope mendon se nisma në Facebook është një shenje e frustrimit të qytetarëve lidhur me çështjen. “Nuk mendoj se kjo është një përpjekje serioze për të çliruar teknologjinë mbi alienët, por një shprehje e frustrimit të qytetarëve me qëndrimin e qeverisë. Njerëzit mendojnë se janë mashtruar për 70 vite dhe duan në një farë mënyre të mësojnë gjërat siç janë”, thotë ai.  

Popë është autori i një dokumentari të quajtur “I dallueshëm nga magjia”,  i cili hedh një vështrim mbi atë që do të ndodhe nëse bota do ta fshehë faktin se jeta përtej Tokës ekziston.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani