Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Në kohë pandemie, shëndetësi apo demokraci?

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 10:53 | Aktualitet
Në kohë pandemie, shëndetësi apo demokraci?

Teksa kemi kaluar pikun e pandemisë, tashmë ka nisur lehtësimi i masave. Jemi në atë fazë ku ngrihet pikëpyetja, shëndetësi apo demokraci?

Për t’i dhënë një përgjigje më të saktë kësaj pyetje foli në Dita Jonë studiuesi Redi Shehu, i cili foli edhe për demokracitë e brishta në këtë periudhë dhe për rolin e qytetarit.

“E rëndësishme është që kur je brenda një emergjence, parësore është jeta e njerëzve. Kufizimet që kanë rrjedhur në disa konventa ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë, kanë qenë të kufizuara, për shkak se nocioni ka qenë jeta njerëzore. Problemi është se kur emergjenca kalon dhe situata përmirësohet, të gjithë njerëzit kanë të gjithë lirshmërinë për të menduar për t’u kthyer në normalitetin e tyre. Fjala nuk është vetëm për liri, por për dinjitetin njerëzor, i cili shtrihet aq sa liri ti ke. Gjatë karantinës, ne nuk pranuam të kufizoheshim vetëm nga liria, por edhe nga dinjiteti. Në këtë kuptim, kur ne kërkojmë rikthimin e të drejtave të mëparshme, kërkojmë rikthimin e dinjitetit tonë aty ku ishte”.

Demokracitë e brishta pas pandemisë

Pa dinjitet rrezikohen shumë gjëra. Shpesh herë merren me shaka, por shumë diktatura kanë filluar të restaurohen duke u marrë me shaka. Është dashur gjithmonë një alibi e një përmase të madhe për të justifikuar një deformim të madh. Dinjiteti është lidhur me 3 komponentë. Nëse ne kemi të drejtën e lëvizjes, të drejtën e takimit dhe të drejtën e demonstrimit, në një gjendje normale këto janë të pandashme. Gjatë kohës së kufizimit kjo u prish, pasi justifikimi i virusit u fut në mes. Kjo prishja e pandashmërisë çon në një rrezik, pasi para se të vinte virusi ne kishim ato demokracitë hibride. Shumë nga këto demokraci, përpara se të vinte virusi, ishin problematike. Ardhja e virusit e përkeqësoi më tepër këtë situatë. Para virusit kishim dy tipologji të demokracisë, të konsoliduara dhe demokracitë që ishin gjysmë autoritare. Me ardhjen e emergjencës këto dy modele u bashkuan në një, morën të njëjtat masa. Por pas mbarimit të emergjencës fillojnë problemet. Demokracitë e vjetra që kanë një sens për liri, që e kanë me dekada të instaluar, e kanë më të lehtë të rikthehen. Por problemi qëndron te demokracitë e reja, hibride. Ne nuk kemi një vaksinë, alibia e virusit nuk ka rënë dhe këtu këto demokraci mund të thonë se rreziku nuk ka kaluar dhe me këtë alibi ne do të duhet të vazhdojmë me këtë mënyrë progresive drejt normalitetit. Media dhe opinioni publik është i bllokuar në këto demokraci. Në këtë kuptim rikthehet rreziku”.

Detyrat e qytetarit në këtë situatë

“Ndërgjegjja për lirinë është pak e cenuar për shkak të historisë, por nuk është edhe aq e cenuar për shkak të historisë moderne, pasi janë 30 vjet dhe nuk janë pak. Njerëzit, mediat, duhet të nisen nga postulati shumë i thjeshtë. Virusi, emergjencat, duhet të jenë bashkudhëtarë me vlerat. Masat janë afatshkurtra, pa dëmtuar vlerat afatgjata”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë