“Në komunizëm nuk ekzistonte prona dhe për këta nuk ekziston prona”, Tabaku sulmon qeverinë për kalimin e ligjit

Jorida Tabaku, ish-deputetja e Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se “është një fatkeqësi që dje, pa asnjë lloj debati, kaloi një ligj që në fakt që duhet të kishte qenë objekt i një diskutimi shumë të gjerë”, duke iu referuar ligjit për pronat.