Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Në konflikt me ligjin, kriminaliteti në rritje tek të miturit, 20 mln dollarë për trajtimin e tyre

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 11:30 | Kronikë
Në konflikt me ligjin, kriminaliteti në rritje tek të miturit, 20

Në një kohë që kriminaliteti te grupmosha e të miturve po rritet, qeveria do të akordojë një fond shtesë për trajtimin e garantimin e të drejtave të tyre.

Sipas draft-strategjisë së re të hartuar nga Ministria e Drejtësisë janë 20 milionë dollarë që do të jepen, nga të cilat 16 miliardë për programet ekzistuese e 4 miliardë dollarë për ato të reja.

Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, nga viti në vit numri i të miturve të proceduar penalisht ka pësuar rritje. Arsimi është “arma” për të frenuar këtë dukuri thonë sociologët.

Aktualisht, Shqipëria shpenzon 240 lekë në ditë për çdo nxënës që ndjek shkollën, ndërsa kostoja ditore për një të burgosur ishte 2600 lekë në ditë.

Për sa i përket ndikimit social, zbatimi i strategjisë synon të garantojë të gjitha të drejtat e çdo fëmije dhe më pak kosto sociale për familjet dhe autorët e krimit pasi do të përdoren më shumë dënimet alternative.

A2 CNN Livestream

Dita jonë